GazetaMax
LAJME

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Shkup, 2 nëntor – Sfidat kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian dhe barazia gjinore në rajon, leksionet e mësuara nga zbatimi i Konventës së Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të KB-së për eliminimin e dhunës ndaj grave (25 nëntor), janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në Konsultimin rajonal të sotëm që do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Konsultimi Rajonal, njoftuan nga MPPS, zhvillohet pas takimit rajonal të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet.

Siç informuan nga MPPS, krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Konsultimin Rajonal do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do ta hapë Radmilla Shekerinska, nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë me fjalim në temën “Populizmi dhe integrimi në BE – barazia gjinore si test lakmusi”.

Këshilli Këshilldhënës i Rrjetit për Çështje Gjinore për Evropën Qendrore dhe Lindore, siç është paralajmëruar, do ta mbajë mbledhjen e tij vjetore përfundimtare pas ngjarjes. Takimi i është kushtuar shqyrtimit të Platformës Rajonale për Barazi Gjinore (e nënshkruar në vitin 2015).

Related posts

Ari i konfiskuar dy javë më parë në Artaritë e Tetovës, iu kthehet pronarëve.

e-max

Një delegacion i Riksdagut suedez për vizitë pune në Kuvend

e-max

Tre vetura, tre autobusë dhe një minibus u kapën duke kryer transport ilegal të udhëtarëve

e-max
LAJME

Konsultim rajonal për barazi gjinore dhe luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje

Shkup, 2 nëntor – Sfidat kryesore për integrimin në Bashkimin Evropian dhe barazia gjinore në rajon, leksionet e mësuara nga zbatimi i Konventës së Stambollit për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe shënimi i Ditës Ndërkombëtare të KB-së për eliminimin e dhunës ndaj grave (25 nëntor), janë disa nga temat për të cilat do të diskutohet në Konsultimin rajonal të sotëm që do të mbahet në Shkup, në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Konsultimi Rajonal, njoftuan nga MPPS, zhvillohet pas takimit rajonal të Forumit Evropian për Demokraci dhe Solidaritet.

Siç informuan nga MPPS, krahas ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në Konsultimin Rajonal do të marrë pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ndërsa do ta hapë Radmilla Shekerinska, nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropianë me fjalim në temën “Populizmi dhe integrimi në BE – barazia gjinore si test lakmusi”.

Këshilli Këshilldhënës i Rrjetit për Çështje Gjinore për Evropën Qendrore dhe Lindore, siç është paralajmëruar, do ta mbajë mbledhjen e tij vjetore përfundimtare pas ngjarjes. Takimi i është kushtuar shqyrtimit të Platformës Rajonale për Barazi Gjinore (e nënshkruar në vitin 2015).

Related posts

“Ndikimi rus në Ballkan është ende i pranishëm”, Mujanoviq: Dodik dhe Vuçiq janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm

e-max

Shumë njerëz qërojnë patatet gabimisht, kjo është mënyra e duhur dhe dy herë më e shpejtë

e-max

Po shqyrtohen tre lokacione të reja për Qendrën e re Klinike

e-max