GazetaMax
LAJME

Korridori 8 pjesë e rrjetit të Korridorit Evropian “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor”

Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transevropiane. Vendimi i Komisionit Evropian, që këtë propozim ta vendosë në rend dite para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është rezultat i nismave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Aktivitetet për fillimin me ndërtimin e projektit më të madh në infrastrukturën hekurudhore – ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, qasjen e përbashkët të vendeve të rajonit si dhe nënshkrimi i deklaratës së Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë për lidhje moderne Lindje – Perëndim ishte njohur nga ana e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian.

“Planet strategjike për ndërtimin dhe modernizimin e këtij Korridori i prezantova edhe në Komisionin Evropian në Bruksel në kuadër të Këshillit të 6-të Ministror të Bashkësisë Transportuese, i cili u organizua nga komisionerja e BE-së për Transport, Adina-Joana Valean. Falënderim për Presidencën çeke, mbështetjes së fuqishme nga komisioneri i transportit Valean, ministrat e transportit nga rajoni dhe drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Transportuese, Matej Zakoshnjek të cilët dhanë argumente serioze për këtë vendim shumë domethënës”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.

Me këtë vendim, siç është bërë e ditur në kumtesën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Korridori 8 transportues evropian si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë të shtuar dhe mundësi për rritje më të fuqishme ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Related posts

Pendarovski me bashkëshorten bënë homazhe tek arkivoli i Elizabeth

e-max

Ish presidenti bullgar: Sjellja agresive ndaj Maqedonisë shkakton urrejtje ndaj Bullgarisë

e-max

Deputetja e VV-së i kthehet Bajramit: “Çka u ba Hykmete”

e-max