GazetaMax
LAJME

Kovaçevski – Filipidu: Vazhdojnë marrdhëniet e mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Shkup, 25 nëntor – Në kushte të krizës energjetike Maqedonia e Veriut dhe Greqia kanë interes të veçantë për investime strategjike në energjetikë, përfshirë energjinë e gjelbër, vlerësuan në takimin e sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e re e Greqisë në vend, Sofia Filipidu.

Siç informoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski i uroi mirëseardhje të ngrohtë ambasadores dhe i uroi realizim të suksesshëm të detyrës, që pritet të thellojë marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe energjetik.

Në mënyrë reciproke u theksua rëndësia e “Marrëveshjes së Prespës”, e cila hapi një faqe të re në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe u theksua interesimi dhe përkushtimi i të dyja palëve për zbatimin e plotë të saj, gjë që do të përforcojë më tej marrëdhëniet miqësore dhe lidhjet e partneritetit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Në takim u vlerësua bashkërisht se për ruajtjen e lidhjes së suksesshme ekonomike mes dy shteteve, veçanërisht është i rëndësishëm investimi në infrastrukturën rrugore, përkatësisht në Korridorin 10.

Kryeministri shfrytëzoi rastin për t’i shprehur mirënjohje të veçantë ambasadores Filipidu deri te homologut i tij grek, Kryeministri Kirjakos Micotakis, për mbështetjen e madhe që Republika e Greqisë vazhdimisht i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin e saj eurointegrues.

Në takim u konstatua në mënyrë reciproke se ekzistojnë kushte për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si në fushën e energjetikës dhe ekonomisë, ashtu edhe në disa fusha të tjera me rëndësi për qytetarët

Related posts

Paqartësi për dhënien e shtetësisë për Onyshenko, Selmani: Qeveria duhet të veprojë shpejtë

e-max

Seanca të dy komisioneve kuvendore

e-max

Ivanovska: Ndikimi politik nuk lejon që lëndët tona të kenë përfundim

e-max