GazetaMax
LAJME

Kovaçevski mirëpret takimin Kurti-Vuçiq në Shkup

February 28, 2023
Kryeministri Dimitar Kovacevski është i gatshëm të jetë nikoqir i takimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në kuadër të negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të zhvilloheshin nën kujdesin e BE-së dhe SHBA-së më 18 mars në Maqedoninë e Veriut, konfirmojnë nga Qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç është paralajmëruar, në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borell dhe përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në pyetjen e AIM-së nëse kryeministri Kovaçevski do të pranonte ta presë këtë takim muajin e ardhshëm në vend, nga Qeveria u përgjigjen pozitivisht dhe theksuan se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa Maqedonia e Veriut dëshmon edhe një herë se është faktor stabiliteti, pra vend anëtar i NATO-s, i cili ka nisur negociatat me BE-në dhe si vend që kryeson OSBE-në, organizatën më të madhe të sigurisë në Evropë.

“Ky konstatim u konfirmua së fundi dhe u konstatua në Konferencën e Sigurisë në Munih, ku kryeministri Kovaçevski e udhëhoqi delegacionin qeveritar”, shtojnë nga Qeveria.

Takimi i djeshëm mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me zyrtarë të Bashkimit Evropian në Bruksel përfundoi pa marrëveshje, por komisioneri evropian për Punët e Jashtme Joseph Borell tha se Vuçiç dhe Kurti ranë dakord se nuk nevojiteshin bisedime të mëtejshme për propozimin evropian dhe se kjo është një kornizë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve. /Telegrafi/

Related posts

Drejtori i QIK-ut i humbur në kohë e hapësirë: Luftën në Ukrainë e paskan shpikur mediat

e-max

MF: Kthimi i mjeteve të TVSH-së ndaj ekonomisë me vlerë prej 500 milion eurove

e-max

ISK: Partitë politike burim kryesor i dezinformatave në Maqedoninë e Veriut

e-max