GazetaMax
LAJME

Kovaçevski: Nevojitet të përshpejtohet projekti për stacionin filtrues në Shkup

Shkup, 3 dhjetor – Tanimë ka disa projekte të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e stacioneve filtruese. Më i madhi është në Shkup. Për fat të keq, ky stacion filtrues praktikisht ka ngecur. Aty ka pasur mosmarrveshje, mes kryetares së qytetit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, atë le ta pastrojnë mes vete. Megjithatë unë ju bëj thirrje që këtë projekt ta përshpejtojnë dhe Shkupi të ketë stacion filtrues ashtu siç kanë marrë dhe siç po marrin edhe qytetet tjera, porositi në konferencën e sotme për shtyp, kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ai, duke u përqëndruar në menaxhimin me mbeturina në vend, bëri thirrje që euroambasadori Dejvid Gir, të japë informata se sa projekte të IPA-s, të cilat finansohen përmes BE-së, janë bllokuar në komuna, vetëm sepse, siç tha, kanë filluar në kohën e kryetarëve të komunave nga rradhët e LSDM-së, e aty tani ka kryetarë të komunave nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

“Ne në këtë moment gjendemi në krizën më të madhe energjetike. Plani edhe në Evropë edhe tek ne, pasi ne jemi vend nënshkrues të Marrëveshjes së gjelbër evropiane, ishte kalimi i shpejtë, respektivisht në afat të mesëm, drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe prodhimit dominant të energjisë elektrike nga dielli, era dhe uji, megjithatë lufta në Ukrainë, mungesa e energjensave, mungesa e gazit rus, nuk flas vetëm për çmimin e rritur por edhe për mungesën, duke marrë parasysh atë se të gjithë ishim dëshmitarë për diversionet të cilat janë bërë në Rrjedhën veriore 1 dhe Rrjedhën veriore 2, shkaktuan në masë të madhe në Evropë të shfrytëzohen burime tradicionale të energjisë elektrike, e ato janë centralet bërthamore dhe termoelektranat, posaçërisht në rajonin tonë të vendeve të Evropës Juglindore, të cilat sot janë anëtare të BE-së”, tha Kovaçevski, duke e sqaruar situatën me kalimin e paralajmëruar drejt burimeve ripërtëritëse të energjisë, me qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor.

Por, siç theksoi ai, kjo nuk do të thotë se nuk punojmë në burime të reja të energjisë dhe në investime të reja. 

Related posts

Moti sot i ndryshueshëm

e-max

Drejtori Abdullahi: Shpallje e re publike për shfrytëzimin e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare për zhvillimin rural për vitin 2023 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore

e-max

Ndryshimi i Kushtetutës do të zgjatë së paku 3 muaj e gjysmë, çfarë parasheh rregullorja?

e-max