GazetaMax
LAJME

Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll

Shkup, 13 Nëntor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehu ngushëllimet e tij për të vrarët në shpërthimin në Stamboll.

“I dërgoj ngushëllimet më të thella popullit vëllazëror turk, familjeve të të vdekurve, kryetarit Ekrem Imamoglu dhe presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, pas shpërthimit të sotëm në zemër të Stambollit”, ka shkruar Kovaçevski.

Gjashte persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u plagosën nga shpërthimi që ndodhi sot në rrugën më të famshme dhe pedonalen e Stambollit, Istiklal.

Siç raporton televizioni turk NTV, shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16:00 me orën lokale, kur rruga ishte e mbushur me njerëz.

Related posts

A paraqet kërcënim për ne lufta në Ukrainë? Ja çfarë thotë drejtoi i Agjencisë së Zbulimit

e-max

Jeton Shaqiri: Akuzat e VMRO-së, qytetari nuk i “blen”, nuk i beson dhe nuk i miraton

e-max

Hapet kabinet për nxënës të talentuar në “Vila Biljana” në Ohër

e-max