GazetaMax
LAJME

Kovaçevski: Viti i ardhshëm 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor

Shkup, 23 dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha sonte se viti 2023 nuk do të jetë vit zgjedhor, sepse ende në vazhdim është skriningu.

“Skriningu do të përfundojë në nëntor të vitit  2023 dhe ne me siguri nuk do të bëjmë ndërprerjen e skriningut tani, pas 17 vitesh pritje. Së dyti, kriza energjetike nuk do të ndalet dhe kriza ekonomike, institucionet që do të merren me të duhet të jenë funksionale. Së treti, ne kemi një numër të madh të vendimeve që duhet të merren në Kuvend që kërkojnë një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik dhe të cilin konsensus nuk do ta sigurojnë zgjedhjet, shoh disa parti politike që thonë se do të votojmë nëse ka zgjedhje”, tha sonte Kovaçevski në  intervistë për RTVM-në.

Sipas tij, mbështetja e zgjedhjeve në kurriz të çështjeve strategjike është absolutisht e pavend.

Kovaçevski thotë se qytetarët e shohin të njëjtën gjë, prandaj, siç tha ai, vlerësimet personale të politikanëve janë të tilla, ndaj mendon se deputetët dhe partitë politike do të kenë, siç thotë ai, vizion dhe guxim për të marrë një vendim me të cilin do të vazhdojmë rrugën drejt BE-së.

Sipas tij, të gjitha akuzat që janë bërë nga VMRO-DPMNE-ja gjatë pranimit dhe nxjerrjes së konkluzioneve në Kuvend lidhur me propozimin evropian të propozuar nga Presidenca franceze kanë rënë në ujë.

“Filluam negociatat me BE-në, në gjuhën maqedonase dhe me identitet të mbrojtur. U ngrit një histeri e madhe në shoqëri se do të ishim asimiluar,  do të ishim bullgarizuar dhe do të kishim humbur gjuhën maqedonase. Dhe pikërisht ndodhi e kundërta. Së pari i filluam negociata me BE-në në muajin korrik, më 19 korrik, ndërsa më 26 tetor e nënshkruam marrëveshjen me FRONTEKS-in, në gjuhën e pastër maqedonase, pa asnjë shtesë, fusnotë apo shpjegim. Për herë të parë, një Marrëveshje e nënshkruar me 27-të vendet anëtare të BE-së dhe atë Marrëveshje e nënshkruar në të gjitha gjuhët e BE-së, e miratuar nga Greqia dhe Bullgaria. Kush mund të besonte në diçka të tillë?  Së dyti, në Greqi u hap një qendër e gjuhës maqedonase, kush mund të besonte në një gjë të tillë. Së treti, një qendër kulturore bullgare u hap në Shkup nga institucionet zyrtare të Bullgarisë, gjithashtu edhe ne hapëm zyrën e MIA-s në Sofje, në qendrën kulturore maqedonase”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ai vlerësoi se me përhapjen e tensioneve të brendshme në shoqëri, duke përhapur mosbesim me fqinjët nuk arrihet askund dhe sepse, siç tha ai, kjo nuk është mënyrë për përparimin e shtetit.

Related posts

Ambasadorja izraelite Frankel për vizitë në Kuvend

e-max

Qiratë e banesave/ Nuk pritet rritje drastike e çmimeve

e-max

Xhaferi, Kërmovit: Ka dy vite që të mbaj ligjërata, s’ke mësuar asgjë!

e-max