Tuesday, April 21, 2026

Lajmi në kohë reale

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të ketë rinumërim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet në 28 komuna. Po ashtu është vendosur që të shkarkohet përfaqësuesit politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor në Prizren, ku sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, janë vërejtur dallimet më të mëdha në votat për kandidatët për deputetë.

Paraprakisht, në këto 28 komuna KQZ kishte vendosur që të rinumëroheshin vetëm 10 për qind e vendvotimeve, ndërkaq në 10 komuna të tjera vendosi për rinumërim të plotë.

Vendimi i 19 janarit vjen pasi gjatë rinumërimit të pjesshëm u vërejtën dallime të mëdha në votat për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit të vitit 2025.

Pas zbulimit të këtyre devijimeve, partitë dhe organizatat e shoqërisë civile kërkuan rinumërim të plotë të votave.

Gjatë mbledhjes, kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniçi, tha se në mbledhjen e mbajtur nga Këshilli për Operacione i KQZ-së u analizua raporti i rinumërimit të pjesshëm. Sipas tij, dallimi në votat për partitë politike është minimal dhe “i papërfillshëm”, ndërkaq ai te kandidatët ka “shkallë të lartë të pasaktësisë”.

Kush po humb më së shumti vota nga rinumërimi?

Me mbi gjysmën e procesit tashmë të përfunduar, rinumërimi i pjesshëm votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit tashmë ka shpërfaqur mospërputhje të shumta, me disa kandidatë si Fetah Paçarizi dhe Nait Hasani, nga Partia Demokratike e Kosovës, që kishin marrë mijëra vota më shumë se që u takonin gjatë numërimit fillestar.

Latest Posts

Mos e humb lajmin