GazetaMax
LIFESTYLE

Kris Kolo freskia më unike e Kënga Magjike 2022

Quhet Kris Kolo, artistja simpatike e re, e cila mahniti jurinë e Festivalit Kënga Magjike 2022. Ne mësojmë se ajo është vajza e lindur në Puglia dhe rritur në Monopoli, por origjina e saj është shqiptare, ku prindërit e saj janë me prejardhje shqiptare, ndërsa e ka muzikën e trashëguar nga babai pasi ai është muzikant i njohur. Kris solli në këtë garë të muzikës këngën me titull ” Prendi questo treno” duke garuar në kategorinë New Artist International. Ne mësojmë se ajo është brumosur që kur ishte e vogël me muzikën e artistëve të mëdhenj si Aretha Franklin, Bllues Brothers dhe Stevie Wonder, e më pas duke u rritur me muzikën pop, rap, reggae dhe elektronike, dhe ku në moshën 16 vjeçare nisi të këndojë nëpër lokale në zonën e Barit së bashku me kitaristen Serena Solpasso.

E pas disa sukseseve dhe arritjeve Kris vendoset në Romë në kërkim të eksperiencave të reja dhe publikon këngën e saj të parë me titull “Non mi possiedi” . Po më tej ajo nis të kërkoj për rrënjët e saja ku falë producentin të suksesshëm Gazu takohet me shtëpinë diskografike Techpro Records që është e pavarur në Romë e krijuar nga dy shqiptarët Anxhelo dhe Elis Shkoza, ku i dhanë vajzës mjaft mbështetje madje e drejtuan edhe drejt garës në Kënga Magjike 2022.

Kënga e saj është krijuar si muzikë nga producenti Gazu dhe promovuar nga shtëpia e njohur diskografike Techpro Records. Jo vetëm që juria i dha të pesë jeshilet por emra të njohur si: Producenti dhe gazetari Vasco Rosit, nga vajza e Albano Carrisit, Loredana Leciso e cila është bashkëshortja e Albanos, Denny K këngëtar me famë botërore e të tjerë të cilët nuk hezituan por në faqen e Kënga Magjike ku dhe publikohen videot e kanë mbështetur artisten që vërtetë duket se është freskia më unike në këtë edicion të festivalit. Nëse ju ka humbut performanca e saj nga skena e këtij festivali ne ju ftojmë të klikoni në linkun më poshtë.

https://www.youtube.com/watch?v=6HLwykWSljw

Related posts

4 ushqimet më të këqija për mëngjes

e-max

Mjaltë, arra e limon – receta që ju ndihmon me tensionin dhe aneminë

e-max

Mos përgatisni ushqim në letër alumini

e-max