GazetaMax
SPORT

Kryeministri Kurti: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur.

Kurti: Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur.
Florian Marku mposhti me nokaut britanikun Chris Jenkins, në meçin që u zhvillua mbrëmë.
Florian Marku arriti të nokautojë britanikun Jenkins, në raundin e 4-të të meçit.
Në lidhje me suksesin e boksierit shqiptar, reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai me anë të një postimi në rrjetin e tij Instagram, tha se Floriani është kampion i pamposhtur dhe ai bëri krenar të gjithë shqipëtarët.
“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të.
Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të gëzuar e bërë krenar të gjithë ne”, tha Kurti.Floriani mbrojti titullin kampion ‘IFB’ në peshat e lehta, në meçin ndaj britanikut.

Related posts

Man Utd interesohet për Hirving Lozanon e Napolit

e-max

Shefi i Red Bull: Thirrja e Mercedes për ndërrim gomash ia humbi Hamiltonit garën ndaj Ferrari

e-max

PSG dhe Leipzig arrijnë marrëveshje – Mukiele do të kalojë në Paris

e-max