GazetaMax
LAJME

Kryetari i EMV tha nëse mund të ketë kufizime të energjisë elektrike

Shkup, 16 Shtator – Drejtori i Termocentraleve të Maqedonisë së Veriut (EMV), Vasko Kovaçevski, në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se për kompaninë, por edhe për Qeverinë, vendosja e kufizimeve për energjinë elektrike nuk është opsion, sepse, siç tha, tashmë janë duke u përgatitur intensivisht për rritjen e prodhimit vendor.

“Vendi ynë, rajoni dhe e gjithë Evropa është në krizë globale energjetike të shkaktuar nga faktorë të tjerë, ushtarako-politik, ekonomik etj dhe vendi ynë nuk është imune nga ajo krizë energjetike. Dimrin e kaluar ia dolëm me sukses, nuk pati asnjë ditë kufizime… Për ne në EMV dhe për Qeverinë kufizimet nuk janë opsion. Pse, sepse po përgatitemi intensivisht që të rrisim prodhimin vendor të energjisë elektrike dhe me këtë do t’i mbulojmë sasitë për rrymë”, tha Kovaçevski.

Related posts

Emigranti humb jetën në Miravci, goditet nga treni

e-max

Ekip ekspertësh për sanksione arriti nga Amerika, do të mbikqyrë punën e gjyqësorit

e-max

Kryeparlamentarja çeke Marketa Pekatova Adamova nesër në Shkup

e-max