Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka uruar drejtuesit e rinj të Shoqatës “Kosova” me rastin e zgjedhjes së kryetarit dhe bordit të ri drejtues.
Në urimin e tij, Berishaj përgëzoi z. Nrec Mirdita për marrjen e detyrës si kryetar, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm që hap një kapitull të ri për shoqatën.
Ai shprehu bindjen se nën udhëheqjen e re, Shoqata “Kosova” do të vazhdojë të forcojë rolin e saj në komunitet dhe të japë kontribut të vlefshëm në promovimin e vlerave kombëtare dhe kulturore.
Gjithashtu, ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e ish-kryetarit, z. Driton Palushi, duke theksuar bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy shoqatave dhe kontributin e tij në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Në përfundim, Berishaj uroi suksese të mëtejshme për Shoqatën “Kosova”, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen.
Ja postimi plotë:
Të nderuar anëtarë të Shoqatës “Kosova”,
Në emrin tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Shoqatës “Jehona e Malësisë”, kam kënaqësinë t’ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen e kryetarit të ri, z. Nrec Mirdita, si dhe për zgjedhjen e bordit të ri drejtues të shoqatës suaj.
Kjo është një arritje e rëndësishme që shënon fillimin e një kapitulli të ri për Shoqatën “Kosova”, me përgjegjësi të reja dhe mundësi të shumta për zhvillim. Jam i bindur se nën udhëheqjen e z. Nrec Mirdita dhe me angazhimin e bordit të ri, shoqata do të vazhdojë të forcohet dhe të japë kontribut të çmuar në shërbim të komunitetit dhe në promovimin e vlerave tona kombëtare e kulturore.
Njëkohësisht, dëshiroj të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen time të sinqertë për ish kryetarin, z. Driton Palushi, për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet shoqatave tona gjatë gjithë kohës. Kontributi i tij ka qenë i vlefshëm dhe i çmuar për forcimin e lidhjeve dhe realizimin e shumë aktiviteteve të përbashkëta.
Ju uroj punë të mbarë, bashkëpunim të frytshëm dhe suksese të vazhdueshme në realizimin e misionit tuaj!
Me respekt të veçantë,
Zef Berishaj�Kryetar i shoqatës “Jehona e Malësisë”
