GazetaMax
LAJME

Ku humbi Kovaçevski? Harroi premtimin për takim me shoferët privat !?

Shkup, 19 janar – Shoferët e autobusëve privatë së fundmi ngelën pa punë, udhëtarët pa autobusë e kompanitë pa marrëveshje pune. Nga e gjithë kjo pësojnë të gjitha palët, por nga çka, thjeshtë nga inati i një gruaje në krye të Qytetit e cila ka prishur marrdhëniet me kompanitë “Makekspress” dhe “Sloboda Prevoz”, të cilët nuk i lë të konkurojnë ndërsa në dy konkurset e fundit për linjat 9, 11, 12, 22 dhe 20 nuk u paraqit askush, shkruan Zhurnal.

Pas prishjes së marrëveshjes mes Qytetit të Shkupit dhe kompanive për transport, Makekspress dhe Sloboda Prevoz bllokuan rrugët kryesore përshkak se Arsovska u kishte borxh mbi 1,5 milion euro. Ndërkaq kryeministri Kovaçevski për të lehtësar gjendjen dhe situatën, u bëri thirrje që ti largojnë autobusët nga rruga, nëse duan t’ua pranojë kërkesën për takim. Por që atëherë kur autobusët u larguan nga rruga, Kovaçevski humbi tërësisht dhe harroi premtimin ndaj shoferëve. Kryeministri si duket nuk dëshiron t’i fusë hundët në një problem mes kompanive dhe qytetit të Shkupit sepse fundja, Qeveria nuk ka ingerenca të përzihet në punën e Arsovskës.

Meqenëse Kovaçevski nuk ka ingerenca në punën e qytetit, së paku nuk duheshte të premtojë takim me shoferët sepse fundja nuk ka me çfarë t’u ndihmojë, përpos që t’ua japë dhe paguajë borxhin që ua ka qyteti i Shkupit, rreth 1,5 milion euro, por kjo gjë vështirë të ndodhë.

Ndërkohë autobusët janë parkuar në vende të ndryshme dhe nuk po vihen në funksion. Po qarkullojnë vetëm autobusët shtetëror e që nuk mjaftojnë për nevojat e qytetarëve. Për këtë shkak, Arsovska së fundmi shpalli dy konkurse për linjat 9, 11, 12 20 dhe 22 por nuk u paraqit askush sepse të gjithë kanë humbur besimin te Arsovska pasi ajo nuk ua pagoi borxhin dy kompanive të lartëpërmendura. Këto dy kompani madje u përjashtuan nga mundësia për të konkuruar në këto dy konkurse. Pasi dështuan dy konkurset, Arsovska deklaroi se NQP do të funksionojë me kapacitetet e saja por këto kapacitete nuk përmbushin nevojat e qytetarëve.

A thua vallë tani është koha kur Arsovksa duhet të realizojë një pjesë të premtimit të saj për 250 eko autobusë të rinjë, së paku të furnizojë 10% nga premtimi, që i bie diku 25 autobusë, por nga miratimi i fundit i buxhetit, nuk ishin paraparë fare mjete për këtë drejtim.

Nga e gjithë kjo situatë pësojnë qytetarët të cilët mezi me vonesë arrijnë në punë, nxënësit në shkolla e secili nëpër obligimet e veta. Mbetet të shohim nëse deri në fund të mandatit të saj Arsovska do të gjejë ndonjë zgjidhje lidhur me transportin urban apo edhe më tej qytetarët do të shtyhen se kush të ngjitet në autobus e kush do të ngelë në këmbë./Zhurnal.mk

Related posts

Biden e quajti Putinin “kasap”, reagon Macron: Nuk do të përdorja terma të tillë

e-max

Dekani i Fakultetit Pedagogjik priti në takim pune, Prof. Dr. Joana Koszevskën

e-max

Shënohet dita e Komandës për operacione

e-max