GazetaMax
LAJME

Kuvendi ende po e konstaton rendin e ditës së mbledhjes së 73-të, është shpallur pauzë njëorëshe

Shkup, 7 qershor – Kuvendi sot pasdite vazhdoi me konstatimin e rendit të ditës nga mbledhja e re e 73-të, të cilën e filloi sot.

Propozim rendi i ditës përmban 12 pika, rreth të cilave duhet të punojnë deputetët, mes të cilave, dy propozim-vendime për dërgimin e ushtarëve në operacione ndërkombëtare, dy ratifikime, ndryshime të Ligjit për rrogat e gjykatësve, si dhe të anëtarëve  të Këshillit gjyqësor, ndryshime të Ligjit për siguri të sistemit hekurudhor, si dhe ndryshime të Ligjit për arsimin e mesëm.

Deputetët, kryesisht nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe Koalicioni propozuan propozime ligjore si pika për plotësim të rendit të ditës, për ndryshim të orarit të pikave, përkatësisht për tërheqje nga rendi i ditës të propozim vendimeve ligjore për mbledhjen e 73-të.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në mënyrë procedurale – reagoi lidhur me përdorimin e sistemit të ri  në Kuvend lidhur me shkurtimin e kohëzgjatjes së raportit deputet-bashkëpartiak në të cilin, siç theksoi, në pajtim me mundësitë e rregullores për propozim të pikave të rendit të ditës i kanë tkauar tre minuta, ndërkaq i janë shkurtuar dy minuta.

Në vërejtje procedurale nga zëvendës-koordinuesjsa e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska se nuk respektohet neni 85 i Rregullores sipas të cilit spikeri duhet të kujdeset që deputetët të mos ndërpriten gjatë fjalimit dhe se po keqpërdoret sistemi, kryetari i Kuvendit Xhaferi tha se nuk ka probleme lidhur me këtë nen, Rregullorja e cakton kohëzgjatjen e fjalës, ndërsa procesi i digjitalizimit të punës së Kuvendit është në pajtim me planin për zhvillim.

Me kërkesë të Stojanovskës u shpall pauzë prej një ore.

Related posts

Vazhdohet gjendja e krizës në energjetikë

e-max

Paraburgim për gjashtë policë nga aksioni në Tabanoc

e-max

Në Staravinë janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera nga Lufta e I Botërore

e-max