GazetaMax
SPORT

Ky lojtar është prioriteti numër një i Milanit për ta zëvendësuar Kessien

Pavarësisht se ka hyrë në fazën më të rëndësishme të sezonit, AC Milan tashmë po bën plane për dritaren e verës dhe një nga prioritetet e tyre është të nënshkruajë me një mesfushor.
Renato Sanches mbetet objektivi kryesor i kuq e zinjve, raporton tuttosport, përcjell ORAinfo.
Kjo pasi, Franck Kessie ka nënshkruar një paramarrëveshje me Barcelonën dhe do të largohet falas nga Milani këtë verë.
Kuqezinjtë kështu kanë nevojë për një zëvendësim dhe sipas Tuttosport, Sanches është ende objektivi numer një.

Megjithatë, duhet theksuar se Milani nuk është i vetëm në garën për mesfushorin portugez.
Juventus dhe Roma po e ndjekin gjithashtu 24-vjeçarin dhe mund t’i japin kuqezinjve një sinjal për të lëvizur gjërat me shpejt.
Pritet që javëve në vazhdim të kuptojmë nëse Milan do të sigurojë plotësisht shërbimet e mesfushorit portugez. /ORAinfo/

Related posts

Stephen Curry udhëheqë GSW drejt fitores ndaj Houston

e-max

Balotelli përplaset fizikisht me trajnerin e tij

e-max

Neymar nuk e di nëse do të luaj në një tjetër botërorë: Kemi shumë kualitet, mund të shkojmë larg

e-max