GazetaMax
LAJME

L.Besa, ASH dhe Alternativa urojnë ditën e alfabetit

Shkup, 22 nëntor – Një delegacion i udhëhequr nga Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami nënkryetar të partisë, sekretarë si dhe anëtar të kryesisë qendrore, vizituan Shtëpinë e Alfabetit në Manastir në ndër së festës së 22 Nëntorit – ditës së Alfabetit Shqip.

“Me këtë rast nga qyteti i shkronjave, urojmë gjithë shqiptarët ane mbanë botës për këtë festë kombëtare.

Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë vlerat tona kombëtare, por do t’i ruajmë ata sepse kështu mund të plotësojmë amanetin e të parëve tanë që dhanë gjithçka për të mësuar gjuhën tonë të pastër shqipe.

Urime 22 Nëntori – Dita e Alfabetit shqip!”, kanë uruar nga Lëvizja Besa.

Ditën e Alfabetit e uruan edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët.

Nga kjo parti shprehen se për të gjithë ne, kjo datë është përgjegjësi që na e ka lënë mbi supe historia.

“Mbledhja e mendjeve më të ndritura të kombit për t’i dhënë një alfabet gjuhës, ndër më të vjetrat në kontinent, flet më së miri për rëndësinë e këtij Kongresi.

Kjo datë, për ne dhe brezat që pasojnë, paraqet një barrë me shumë përgjegjësi që na ka lënë mbi supe historia.

Alfabeti, gjuha shqipe dhe Manastiri duhet të trokasin në ndërgjegjen e secilit prej nesh, sa herë shkruajmë, flasim e veprojmë.

Ruajtja me fanatizëm e kësaj vlere historike që formësoi identitetin tonë kulturor e gjuhësor është amanet i rilindasve, ndërsa nëpërkëmbja dhe neglizhenca e këtij amaneti duhet të na turpërojë e vetëdijësojë.

Të gjithë bashkëkombësve, Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe”, urojnë nga ASH.

Alternativa gjithashtu ka uruar ditën e alfabetit.

Siç shprehen nga Alternativa, një komb që diti të zgjidhë problemin e shkronjave, ka dhënë prova se e di rrugën që duhet ta ecë edhe në shekullin e ri për t’iu bashkuar edhe formalisht kontinentit mëmë.

“Në këtë ditë, kur festojmë 114-vjetorin e Kongresit të Abecesë, që sivjet ka ardhur bashkë me jubileun e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, urojmë nga zemra që këto dy data të rëndësishme të gjuhës shqipe e të kombformimit tonë të jenë pika orientimi edhe për ne dhe brezat që vijnë pas.

Një komb që diti ta zgjidhë problemin e shkronjave dhe të gjuhës, ka dhënë prova se e di rrugën që duhet ta ecë edhe në shekullin e ri për t’iu bashkuar edhe formalisht kontinentit mëmë.
Gëzuar Ditën e Alfabetit!”, ka uruar Afrim Gashi nga Alternativa.

Related posts

Osmani: OSBE duhet të japë rezultate në kohë të vështira, Ukraina mbetet prioriteti ynë kryesor

e-max

Ekonomia dhe mbrojtja në fokus të dialogut strategjik me SHBA-në

e-max

Është arrestuar personi që i vurri zjarrin qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir

e-max