Saturday, May 23, 2026

Lajmi në kohë reale

Lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri, me një magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar rreth 22 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 kilometra në verilindje të Lushnjës. Epiqendra e tij është lokalizuar në një zonë midis këtyre dy qyteteve.

Ndërkohë, thellësia e goditjes sizmike është raportuar rreth 10 kilometra. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, por lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth.

Latest Posts

Mos e humb lajmin