GazetaMax
LAJME

Lençe Zdravkin dhe Denis Jankullovski fitues të çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2022

Shkup, 10 dhjetor – Çmimi shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2022, i cili ndahet për arritjet afatgjata në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut, sot iu dha Lençe Zdravkinit dhe Denis Jankullovskit.

Çmimet fituesve në sallën e kristaltë të Kuvendit ua dorëzoi kryetarja e Këshillit për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, Urania Pirovska, e cila përkujtoi se sot është 10 Dhjetori – Dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

Zdravkin e kujtoi rëndësinë e 10 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe theksoi se me çdo fushatë dhe me mundin e investuar nga secili prej nesh, ne bëjmë një ndryshim të vogël në gjërat.

Jankullovski shprehu mirënjohje për çmimin dhe tha se personat me zhvillim jotipik meritojnë dhe duhet të kenë të drejtat e njëjta të njerëzore si secili prej nesh dhe se kjo nuk duhet të jetë vetëm në letër.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Kuvend morën pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski, i cili fillimisht i uroi fituesit, si dhe deputetët, profesorët universitarë, aktorët, gazetarët…

Related posts

Frontex: Imigrantët përdorin kryesisht Ballkanin për t’u futur në BE

e-max

Dendias nesër e fillon mini turneun në Tiranë, Sarajevë dhe Shkup

e-max

Dalja në Qendër Zhupë deri në orën 11:00 është 8,38 për qind

e-max