GazetaMax
LAJME

Lëre që nuk kanë paga por të punësuarit që protestojnë morën edhe kallëzim penal nga Qyteti

Shkup, 20 tetor – Autobusët e NQP Shkup ngelën të parkuar në dy bazat e ndëramrjes, në Gjorçe Petrov dhe Autokomandë.

Të punësuarit, që në orën 04:30 mëngjesin e sotëm janë mbledhur në afërsi të ndërmarjes, duke kërkuar pagën e shtatorit. Por në vend të pagë, të punësuarit e NQP Shkup morën kallëzim penal nga Qyteti, transmeton Zhurnal.

Nga Ndërmarja Publike thonë se diku njëzet persona nga LSM dhe sindikata e pavarur e NQP-së i pengojnë shoferët e autobusëve regullisht të kryejnë detyrat e tyre, në kundërshtim me nenin 35 nga Ligji për Ndërmarje Publike, me të cilat regullohet mënyra e grevës.

“Përshkak kësaj, Qyteti i Shkupit do t’i respektojë masat ligjore dhe do të ngritë kallëzime penale kundër personave që pengojnë funksionimin e regullt të ndërmarjes publike dhe e mbajnë në robëri Shkupin dhe shkupjanët.

Që dje Qyteti i Shkupit përgatiti vendim për riorientim të mjeteve me të cilat do të sigurohet paga e fundit e cila ka vonesë prej pesë ditëve përshkak mos pagesave të borxheve ndaj ndërmarjes nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe komunat”, thuhet në reagimin e NQP-së.

Nga atje apelojnë anëtarët e bordit eksekutiv të NQP-së të veprojnë në përputhje me obligimet e tyre ligjore, në të kundërtën do të jenë pjesë e kallëzimit penal përshkak organizimit joligjor të protestave dhe pengesës së punës./Zhurnal.mk

Related posts

Shkupi u bë me transport falas, jo nga Arsovska por nga ajri i ndotur

e-max

Kovaçevski: REK “Manastir” tashmë 40 vite është shtylla e ekonomisë dhe energjetikës së vendit tonë

e-max

Këtë javë do të mësohet cilat produkte do të lirohen, rryma nuk shtrenjtohet nga 1 janari

e-max