GazetaMax
SPORT

Lewis Hamilton ngushëllon Anthony Joshuan: Jam krenar me ty

Shtatë herë kampioni botëror në Formula 1, Lewis Hamilton i ka dërguar një mesazh boksierit britanik, Anthony Joshua.
Joshua u mposht në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, duke i lënë përfundimisht titujt e kampionit botëror te boksieri britanik.
Pas dështimit të tij dhe disa skenave të pahijshme pas meçit, Lewis Hamilton i ka dërguar një mesazh ngushëllues ish-kampionit.
“Puna e fortë dhe sakrifica janë diçka që askush s’do të arrijë t’i kuptojë. Sfidat mentale dhe spiritualë janë monumentale”, ka shkruar Hamilton në ‘Instastory’, anash një fotografie të Anthony Joshua.
“Jam krenar me ty dhe gjithçka që ke bërë. Ji krenar me veten. Nuk ka të bëjë me atë se si biem, por si ngrihemi, dhe ti do të kthehet nga kjo vëlla. Mbaje kokën lart”, shtoi piloti i Mercedes në Formula 1.
Joshua duhet të bëjë shumë punë për të rifituar mundësinë që të ndeshet për titujt e kampionit botëror në peshat e rënda të boksit. Usyk në anën tjetër me shumë gjasë e pret një duel me Tyson Fury.

Related posts

Juventus mendon ta zëvendësojë Dybalan me brazilianin Neres

e-max

Formacionet e mundshme: Arsenal – Manchester United

e-max

Mbyllet pjesa e parë: Real Madrid po humb ndaj Chelsea

e-max