GazetaMax
LAJME

Linde: Mirënjohje ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e anëtarësimit të Suedisë në NATO

Shkup, 22 nëntor – Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde, sot në Shkup shprehu mirënjohjen e saj ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e përpjekjeve të Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Kjo mbështetje nga të gjitha 28 vendet, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, është veçanërisht e rëndësishme. Pa hezitim, ju u pozicionuat kundër Rusisë dhe u harmonizuat plotësisht me vendimet dhe politikën e sigurisë së jashtme të Unionit”, theksoi Linde, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së Forumit të dytë Socio-Ekologjik (FSE) të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert, Qendra ndërkombëtare “Olof International Center Palme” dhe Progres – Instituti për Demokraci Sociale.

Duke përshëndetur fillimin e fundit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE, Linde tha se nuk është mirë për BE-në që nuk i ka nisur negociatat më herët, por është mirë që më në fund ka ndodhur.

“Suedia do të kryesojë me BE-në nga janari i vitit 2023 dhe Qeveria dhe opozita janë të përkushtuara fuqishëm që të mbështesin Maqedoninë e Veriut për anëtarësimin e plotë në BE”, tha Linde, duke theksuar se këtë herë na pret shumë punë, por që ia vlen të bëhet.

Related posts

Çmimet e larta të drurit, shtohen aktivitetet ilegale

e-max

Mattarela sonte në mbrëmje ateron në Shkup, për vizitë zyrtare

e-max

Grenell: Një gazetar në Tiranë m’i tregoi përgjimet, dëshmitë ndaj Thaçit u tërhoqën sepse u manipuluan nga Jack Smith

e-max