GazetaMax
LAJME

LSDM: Arsovska si në kohërat e Gruevskit, për paaftësinë e saj fajëson të tjerët

Shkup, 19 tetor – LSDM i ka dërguar akuza kryetares së Shkupit, Danella Arsovskës, duke i thënë se qytetarët nuk e zgjodhën që t’ua hedhë të tjerëve fajin por që të punojë, informon Zhurnal.

Kjo mënyrë sipas tyre, është njëlloj si në kohën e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së.

“Transporti publik dhe funksionimi i Ndërmarjes Qarkulluese Publike Shkup, janë para kolapsit përshkak paaftësisë, tenderëve dhe provizioneve të kuadrove të VMRO-DPMNE-së. Jo vetëm që nuk ka autobusë të rinjë, jo vetëm që nuk ka transport falas, por Shkupit i kanoset situata që fare të mos ketë transport publik, diçka që deri tani nuk ka ndodhur kurrë. Dhe e gjithë kjo përshkak pushtetit të qytetit të VMRO-DPMNE-së dhe kryetares të cilën ata e promovuan, e mbështetën dhe të cilën e zgjodhën në krye me medarin Hristijan Mickoski, këtu është faji për këtë kolaps.

Qytetarët e Shkupit nuk i zgjodhën këshilltarët e VMRO-DPMNE-së, as kryetaren e tyre të dalin në publik dhe ta hedhin fajin ku t’iu kujtohet, por të punojnë. LSDM përmes grupës së saj të këshilltarëve nuk do të lejojë paaftësia e VMRO-DPMNE-së dhe kuadrove të tyre të jenë në dëm të Shkupit dhe shkupjanëve”, porositin nga partia./Zhurnal.mk

Related posts

Kovaçevski-Donev: Korridori 8 hap rrugë të reja europiane për transportin hekurudhor

e-max

Ambasada Amerikane: Komentet e Xhambaskit ishin të papërgjegjshme dhe të rrezikshme

e-max

Rrahen mes vete dy infermiere në Qendrën Klinike

e-max