GazetaMax
LAJME

LSDM kërkon seancë të jashtëzakonshme në qytetin e Shkupit për ajrin e ndotur, VMRO refuzon

Shkup, 6 janar – Grupa e këshilltarëve të LSDM-së në Qytetin e Shkupit, kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të këshillit në këtë komunë për zgjidhje me ajrin e ndotur, e cila në kryeqytet është në nivel alarmant, informon Zhurnal.

Nga LSDM akuzojnë VMRO-DPMNE-në pasi në këtë komunë, kjo parti posedon shumicën në këshill. Ata thonë se DPMNE ka koalicion me Të Majtën dhe Arsovskën, dhe nuk ndërmarin asgjë për këtë problem.

Ata kërkojnë rritje të numrit të autobusëve në të gjitha linjat, transport falas për të gjithë udhëtarët. Ridedikimin e mjeteve në buxhet, për rritjen e të hollave për luftë kundër ndotjes, Ndihmë financiare për shkollat për adaptim të sistemit për ngrohje me energjensa ekologjike, përgatitjen e një plani aksionar për pastrimin e të gjitha deponive në Shkup, pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike me cisterna, veprim të pakushtëzuar intenziv të inspektorëve në kryerjen e detyrave të tyre.

LSDM dyshon se inspektorët nuk veprojnë pa miratim verbal nga sekretari i Q.Shkupit.

Por nga ana tjetër VMRO-DPMNE nuk pajtohet me këto kërkesa të LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se nuk ka nevojë për seancë të jashtëzakonshme por se Qeveria është ajo e cila duhet të angazhohet për ajr më të pastër.

“Kovaçevski dhe Arsovska në takimet e fshehta, përskaj tenderëve, le të përgjigjen për popullin me masa për ajr më të pastër. Të gjitha masat të cilat i ka Jançeva ose ndonjë tjetër këshilltar i LSD-së, mund t’ia jep Kovaçevskit i cili është në koalicionim të fshehtë me Arsovskën, e për të cilin bashkëpunimin VMRO-DPMNE e tërhoqi mbështetjen për kryetaren. Kovaçevski në takimet e fshehta me Jakimovskin dhe Arsovskën, përpos tenderëve mund të dakordojë edhe ndonjë punë të mirë për qytetarët siç është ajri më i pastër”, përgjigjen nga DPMNE.

Nga të gjitha këto përplasje interesash padyshim që më së shumti pësojnë qytetarët të cilët po ngulfaten nga ajri i papastër. Gjatë ditës së djeshme, Shkupi ishte në krye të listës sa i përket qyteteve më të ndotura në botë./Zhurnal.mk

Related posts

Mbledhje e Komisionit kuvendor ligjvënës-juridik

e-max

Këshilltari i Putinit jep dorëheqjen dhe ia “mbath” nga Rusia

e-max

Vendi nuk pret fluks të emigrantëve rusë

e-max