GazetaMax
LAJME

LSDM: Një vit pushtet lokal VMRO – komunat stagnojnë

Shkup, 8 Tetor – Përveç “duarve në mjaltë” dhe përplasjeve për tenderë, gjatë një viti të kaluar, qytetarët nuk panë asgjë nga puna e Kryetarëve të Komunave nga VMRO-DPMNE-ja. Akuza vjen nga LSDM-ja, të cilët thonë se edhe pse kjo parti ka pushtetin lokal në 50 Komuna, nuk ka projekte për qytetarët dhe nuk ka progrese për Komunat.

“Pamë se në vend që para qytetarëve, Kryebashkiakët e VMRO-DPMNE-së, japin llogaridhënie para shefit partiak Hristijan Mickoskit. Me këtë Mickoski konfirmon rolin e Kryebashkiakut të parë për cdo Komunë ku VMRO-DPMNE-ja ka pushtetin lokal. Për këtë shkak nodhi edhe përplasja për tenderin 136 milionë euro për stacionin filtrues në Shkup” – deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

Socialdemokratët thonë se VMRO-DPMNE tregon se është një parti e pareformuar që ka partizuar vetëqeverisjen lokale. Sipas LSDM-së, brenda një viti stagnojnë komunat që udhëhiqen nga VMRO-DPMNE-ja duke drejtuar gishtin drejt liderit Hristijan Mickoski.

Related posts

Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet, t’i liberalizojë vizat për kosovarët

e-max

Kreu i Pllasnicës, Jaoski nënshkruan marrëveshjen për rekonstruimin e shkollës “Junus Emre”

e-max

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

e-max