GazetaMax
LAJME

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Shkup, 17 janar – “Politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme. Viti 2022 është viti i realizimit më të madh të investimeve kapitale deri më tani, në vlerë prej 465 milionë euro”, njoftoi LSDM.

Nga aty theksojnë se “përkundër faktit se viti i kaluar u shënua nga kriza ekonomike botërore, pothuajse 90 për qind e projekteve të planifikuara kapitale janë realizuar, që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet e kaluara. Vlera e investimeve të shtetit mbi atë bazë në tre vitet e fundit arrin në 1.1 miliardë euro. Janë realizuar 1300 kilometra infrastrukturë rrugore, ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore me vlerë 600 milionë euro”.

“Ka përfunduar ndërtimi i gazsjellësit nga Zhidilova në Manastir dhe shumë projekte të tjera kapitale të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë. Për këtë vit në buxhet janë planifikuar edhe 51.8 për qind investime kapitale më të larta. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me masat dhe politikat që sigurojnë zhvillim, perspektivë evropiane të vendit dhe kushte evropiane të jetesës për qytetarët”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related posts

Zëvendës drejtori Hasani uron Ditën e Tatimpaguesve

e-max

Me LSDM-në apo BDI-në bënë marrëveshje? Ibrahimi: Me Zaevin

e-max

Jaoski: Edhe ky vit i rëndësishëm për komunën e Pllasnicës, do realizohen shumë projekte

e-max
LAJME

LSDM: Realizimi më i lartë i investimeve kapitale në vitin 2022

Shkup, 17 janar – “Politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM japin rezultate të dukshme. Viti 2022 është viti i realizimit më të madh të investimeve kapitale deri më tani, në vlerë prej 465 milionë euro”, njoftoi LSDM.

Nga aty theksojnë se “përkundër faktit se viti i kaluar u shënua nga kriza ekonomike botërore, pothuajse 90 për qind e projekteve të planifikuara kapitale janë realizuar, që është përqindja më e lartë në krahasim me 10 vitet e kaluara. Vlera e investimeve të shtetit mbi atë bazë në tre vitet e fundit arrin në 1.1 miliardë euro. Janë realizuar 1300 kilometra infrastrukturë rrugore, ka filluar ndërtimi i linjës hekurudhore me vlerë 600 milionë euro”.

“Ka përfunduar ndërtimi i gazsjellësit nga Zhidilova në Manastir dhe shumë projekte të tjera kapitale të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë. Për këtë vit në buxhet janë planifikuar edhe 51.8 për qind investime kapitale më të larta. LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me masat dhe politikat që sigurojnë zhvillim, perspektivë evropiane të vendit dhe kushte evropiane të jetesës për qytetarët”, thuhet në njoftimin e partisë.

Related posts

Ganiu: Llogaridhënia dhe transparenca janë kyçe për një pushtet lokal pa korrupsion

e-max

Fronti evropian po pengohet në postet udhëheqëse !?

e-max

Burgu i Tetovës zbukuron parkun më mirë se sa komuna Qendrën e qytetit

e-max