GazetaMax
LAJME

LSDM: VMRO-DPMNE dështoi me bllokimin e Kuvendit e tani organizon protesta një muaj më herët

Shkup, 17 maj – Dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit. Kështu shprehen sot nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në komunikatën për shtyp, informon Zhurnal.

Sipas tyre, VMRO dështoi për të bllokuar Kuvendin, e në pamundësi për ta bërë këtë, tani ata paralajmërojnë protesta masive.

Madje, për LSDM-në, fakti që VMRO do të organizojë protesta pas 1 muaji (më 18 qershor), flet se Mickoski ka probleme vetëm për ta ruajtur ulësen e tij në selinë e VMRO-së.

“Dështuan përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për bllokim të Kuvendit, e tani nga hapat e paparashikueshme që i paralajmëronte Hristijan Mickoski, i ngeli vetëm të organizojë protestë për një muaj prej tani. Protestat janë e drejtë kushtetuese dhe demokratike, por çështja e zgjedhjeve është temë e mbyllur. Zgjedhje parlamentare do të ketë në vitin 2024 ndërsa VMRO-DPMNE dhe Mickoski do të mposhten” thonë nga LSDM.

Ata thonë se LSDM dhe qytetarët, do t’i mposhtim të gjitha format e bllokadave të Mickoskit./Zhurnal.mk

Related posts

EMV me thirrje ngrohtores “Shkup Veri” të nënshkruajë marrëveshjen për bashkëpunim afarist-teknik

e-max

Faeser: Duhet ta vëmë nën kontroll migracionin nga Ballkani Perëndimor

e-max

Bushi uron besimtarët katolikë për Pashkët

e-max