GazetaMax
LAJME

Makron: Të inkurajohen Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut që të rifillojnë shpejt dialogun për kontestin

Paris, 18 maj – Pallati i Eliseut publikoi një kumtesë të shkurtër pas bisedës telefonike të presidentit Emanuel Makron, i cili ka biseduar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Qëllimi i këtyre tre bisedave, derisa Franca kryeson me Këshillin e Bashkimit Evropian, ishte të inkurajohen këto dy vende shpejt të vazhdojnë me dialogun për kontestin ndërmjet tyre, shtohet në kumtesë.

“Presidenti i Republikës së Francës përkujtoi në lidhshmërinë e tij ndaj perspektivës evropiane  të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekst të destabilizimit nëpër të cilin kalon kontinenti evropian”, qëndron në kumtesën e shkurtër.

Related posts

Në Staravinë janë gjetur 837 bomba të pashpërthyera nga Lufta e I Botërore

e-max

Fillon Simpoziumi i 4-të ndërkombëtar për bujqësinë dhe ushqimin-ISAF 2022

e-max

Fillon rekonstruimi i urës në fshatin Balvan të Karbincit

e-max