GazetaMax
LAJME

Mariçiq nga Praga: Sot jemi një shtet i respektuar me aleatë gjithandej në botë

Pragë, 8 shtator – Zv.kryeministri i vendit për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, sot nga Praga porositi se qytetarët kanë arsye për të festuar sepse sot siç thotë, jemi shtet i respektuar e cila ka aleatë gjithkund në botë, e cila është e respektuar dhe e njohur për përpjekjet e saja dhe mençurinë që e ka shtruar në rrugën e saj evropiane, informon Zhurnal.

“Vitet e kaluara dëshmojnë për punën me përkushtim në ndërtimin dhe zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si e lirë, përgjegjëse dhe shoqëri e fuqishme ekonomike me qëllim afirmimin e tërësishëm të vlerave qytetare. Kemi arritur përskaj të gjitha sfidave, të ngelim qartë të orientuar drejt integrimeve euroatlantike, duke investuar në qëllimet tona stragejike. Të bëhesh anëtare e NATO-s për një vend të vogël si e jona, është arritje e madhe, ndërsa hapja e negociatave për anëtarësim të plotë në BE, është edhe një hap tjetër përpara në drejtimin e duhur.

Negociatat do të na ndihmojmë të lëvizim përmes reformave dhe të fokusohemi te ato me prioritet më të rëndësishëm.

Sot jemi shtet i respektuar e cila ka aleat në gjithë botën, e cila njohet për përpjekjet e saja dhe mençurinë të trasojë rrugën e saj evropiane për gjeneratat e saja. Maqedoni e Veriut moderne, evropiane dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët e saj”, thotë Mariçiq nga Praga, informon Zhurnal.

Ai sot dhe nesër qëndron për vizitë zyrtare në Republikën Çeke, e cila kryeson me BE-në. Ai atje do të realizojë takim me ministrin e jashtëm Mikulas Bek, me kryesimin e komitetit për çështje evropiane, Ondrej Beneshik dhe kryetarin e inter-grupën parlamentare për miqësi të Maqedonisë së Veriut dhe Çekisë, Petr Beitl./Zhurnal.mk

Related posts

Gashi mirëpret në takim kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca

e-max

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

e-max

Jamie Shea: NATO-ja ishte e qartë me serbët, më 24 mars veprojmë

e-max