GazetaMax
LAJME

Mariçiq – Varheji: Reformat dhe korniza e kompletuar negociuese janë garanci për anëtarësimi

Shkup, 26 janar – Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot u takua me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, me ç’rast kanë biseduar për detyrat dhe obligimet që i kemi për t’i përfunduar këtë vit lidhur me procesin e eurointegrimit.

Siç kumtoi SÇE, që shpejtë dhe me sukses t’i bëjmë reformat, ka qenë një prej kërkesave të eurokomisarit Varheji dhe me bashkimin politik rreth procesit eurointegrues dhe ndryshimet kushtetuese të suksesshme Maqedonia e Veriut ta garantojë perspektivën evropiane.

Në takim eurokomisari Varheji, thuhet në kumtesë, e konfirmoi mbështetjen të cilën e ka Maqedonia e Veriut nga partnerët evropianë, që sipas Mariçiqit duhet ta shfrytëzojmë dhe të jetë motiv që në mënyrë më dinamike dhe intensive të vazhdojmë me procesin e negociatave.

Në takim zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori me BE-në e brifoi eurokomisarin për rrjedhën e skriningut dhe përgatitjeve për përpunimin e Udhërrëfyesve të rëndësishëm, si edhe për përpunimin e planit reformues prioritar.

“Kemi kapacitet që ta ruajmë tempon e skriningut dhe ta shfrytëzojmë këtë pjesë të negociatave për të përgatitur plan reformues në themel i cili për një kohë të shkurtër i përmbushi pritshmëritë edhe të BE-së edhe të qytetarëve të vendit tonë”, tha zëvendëskryeministri Mariçiq.

Mariçiqi me Eurokomisarin për Zgjerim Varheji foli edhe për ngjarjet politike aktuale dhe përballjen e përbashkët me krizën energjetike.

Për marrëdhëniet me Bullgarinë u konstatua se dallimet duhet të zgjidhen mbi vlerat evropiane, në mënyrë evropiane, me respektim të ndërsjellë dhe në frymën e marrëdhënieve të mira fqinje, shtohet në kumtesë.

Related posts

Fati i Kosovës i ngjashëm me atë të Ukrainës, përkrahja e SHBA-së dhe Perëndimit jetike!

e-max

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

e-max

Panel diskutim për veton bullgare/ Negociatat me BE nuk duhet të bëhen bazë për shkatërrimin e shtetëformësisë

e-max