GazetaMax
LAJME

Martirët e familjes time!

Urim SALIHU
Ju mund mos i kujtoni më.Është e largët dita që ikën dhe braktisën jetën,familjen,çdo gjë.
Vdekja e tyre mund mos u trazojë sepse ne kështu kemi bërë me martirët.I kemi harruar si gjithnjë.
Dy njerëz të shtrenjtë të familjes i kam humbur në konfliktin e 2001-shit.Vdiqën të pastër.Vdiqën në betejat e lavdisë .Atë ndjenjë të humbjes e dij por gjithësesi më pak se prindërit e tyre që e përjetuan thellë derisa ikën edhe ata .Prindërit e tyre pra që panë braktisjet e parakohshme të fëmijëve të tyre .Ishin zemrat e tyre që vajtuan secilën ditë të shkatërruar nga mungesat.
Është e rëndë kur etërit përcjellin para kohe bijtë e tyre.
Dhe ata që kanë humbur dikë të shtrenjtë mund të ngrejnë zërin e revoltës me gjithë forcën e shpirtit çdoherë. Çfarëdo që ata të thonë, kanë të drejtë.Të gjithë ata që kanë humbur familjarët e tyre në një mënyre ose tjetër kanë gjithmonë të drejtë madje edhe të kërkojnë gjithnjë shkakun e vdekjeve të tyre.Të kërkojnë a janë përmbushur idealet për të cilën u bënë kurban jetërat e tyre.
Vetëm ata që e kanë përjetuar këtë ndjenjë të humbjes e dijnë çfarë është trishtimi, çfarë bëhet me mungesën e tyre , si riten të pakrahë fëmijët .Si mbyllen në mbrëmje shtëpitë e tyre plot boshllëk.
Por jo gjithkush është hero vetëm për faktin se ka bartur një emblemë ushtrie .Jo gjithkush ka atë nderin e lavdisë të mbetet i tillë gjithë jetën.
Më ka rastisur njëherë të ndiqja një ngjarje .Një arrestim më saktë.Një njeri që ishte plot dosje dhe që rrethi i tij ishte i lodhur nga ai.Ndodhi kjo para disa vitesh .Ç’është më e keqja ky i arrestuar për shkelje të rënda të ligjit , mbrohej vetëm për faktin se kishte qenë një pjesëtarë i luftës.Të gjithë ishin të lodhur nga reketi që ai i bënte zonës ku vepronte, ndërsa kur e arrestuan shkuan të protesojnë të gjithë.Gjëja më e vështirë ishte si ta nisje artikullin.Pastaj e liruan.E pritën si hero.Zhurma e armëve nuk ndalej për të.Ai po kthehej plot lavdi dhe njerëzit e shihnin si një hero.Si ta nisje shkrimin, si ta quaje : kthimin e një heroi të arrestuar, apo të një njeriu që ua kishte nxirrë jetën komunitetit të tij.Aty e shihje se këtë kufi nuk e dalloje dot.Aty e shihje se ne shkelëm njerëz më të devotshëm, ushtarë që pasi mbaroi konflikti lanë uniformat dhe iu kthyen jetës së tyre të ndershme.Asaj jete që e kishin jetuar gjithmonë.Fakti që këto të dytët i harruam, kjo është gjëja jonë e pafalshme dhe tmerruesja është se mbrojtëm të tjerë që ndoshta kurrë nuk i kishin parë arenat e përgjakshme të konfliktit.Gabimi që vazhdojmë të bëjmë është se të gjithë vazhdojmë ti quajmë heronj!
P.s.Sot është dita kur u vra nga forcat speciale në përleshjet e armatosura ,22 vite më herët daja im Murtezan Etemi.
Ëndrra e tij për të cilët ai u flijua,akoma nuk është përmbushur.

Related posts

Lokalizohet zjarri në rajonin e Dojranit dhe Bogdancit

e-max

Pa ndryshimet kushtetuese, procesi i negociatave me BE-në ndërpritet

e-max

Politikanët shqiptarë me komplekse, takohen vetëm ku janë prezent edhe politikanët maqedonas!

e-max