Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, ka reaguar përmes një postimi publik lidhur me organizimin e provimit të jurisprudencës, duke theksuar se ai zhvillohet mbi bazën e ligjit të miratuar në vitin 2019.
Sipas saj, ligji në fjalë është propozuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) në kohën kur kjo parti ishte pjesë e Qeverisë, ndërsa është miratuar në Kuvend gjatë periudhës kur kryetar ishte Talat Xhaferi.
Ajo thekson se ky ligj parasheh që provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm në gjuhën maqedonase.
“Provimi i jurisprudencës mbahet sipas Ligjit të miratuar në vitin 2019, kur BDI ishte në pushtet dhe Talati kryetar i Parlamentit. BDI në Qeveri e ka propozuar, ndërsa Talati në Parlament e ka miratuar. E ligji ka paraparë provimin vetëm në gjuhën maqedonase. Maskat ranë!”, ka shkruar deputetja.
Ky reagim vjen në një kohë kur çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhëve dhe barazinë në institucione vazhdojnë të jenë temë e debatit publik në vend.
