GazetaMax
SPORT

Mbyllet pjesa e parë: Villarreali shkon në pushim me epërsi ndaj Bayernit

Villarreali shkon në pushim me epërsi ndaj Bayernit.
Villarreali e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut me epërsi prej një goli (1-0).
Në takimin e zhvilluar në Estadio de la Ceramica, ekipi nikoqir ia doli që të shënonte përballë gjigantit bavarez.
Zhvillohej minuta e tetë e takimit kur pas një angazhimi ekipor, Arnaut Danjuma e priti një pasim shumë të mirë nga Dani Parejo, të cilin e konvertoi në gol.
Kur po mbyllej fraksioni i parë, Francis Coquelin e futi sërish topin në rrjetë, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, goli u anulua për pozitë jashtë loje në ndërtimin e aksionit.
Pritet të shihet cili do të jetë reagimi i Bayern Munichut në gjysmën e dytë të takimit.

Related posts

COPE: Felix dëshiron që të largohet nga Atletico Madrid pas Kupës së Botës

e-max

Zvicra barazon rezultatin me Kosovën, shënon Lotomba

e-max

Briken Calja i 10-ti në Kupën e Botës në Tajlandë

e-max