GazetaMax
LAJME

Më tre dhjetor Kuvendi zgjedhor i SHGM-së, do të zgjidhet kryesia e re

Shkup, 2 nëntor – Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Mlladen Çadikovski, në përputhje me nenin 37 të Statutit, thërret kuvendin e rregullt zgjedhor të SHGM-së në të cilin do të zgjidhet kryesia e re e SHGM-së.

Kuvendi zgjedhor do të mbahet më tre zë vitit 2022 në Shkup, ndërsa gazetaret dhe gazetarët dhe punonjësit mediatik që duan të marrin pjesë, duhet ta përditësojnë anëtarësimin e tyre jo më vonë se 25 nëntor të viti 2022, sipas vendimit të Këshillit Drejtues të SHGM-së.

Kandidaturat (formulari në vijim) për kryetar të SHGM-së, për anëtarë të Këshillit Drejtues, Këshillit Mbikëqyrës dhe për anëtarë të Këshillit të Nderit duhet të dorëzohen në formë të shkruar jo më vonë se 29 nëntor të vitit 2022 në zyrën e SHGM-së, në adresën: Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, rr. Gradski Zid Blok 13, 1000 Shkup ose të dërgohet në mënyrë elektronike në e-mail adresën e SHGM-së contact@znm.org.mk duke shkruar në titullin e porosisë: “KANDIDATURË për (kryetar ose anëtar të organit të caktuar)”.

Sipas akteve të SHGM-së, për kryetar të SHGM-së mund të kandidohet çdo anëtar i rregullt i SHGM-së i cili ka mbështetjen nga së paku dhjetë anëtarë të rregullt. Për anëtar të Këshillit Drejtues dhe Këshillit Mbikëqyrës mund të kandidohet çdo anëtar i rregullt i cili ka mbështetjen nga së paku pesë anëtarë të rregullt të SHGM-së. Për anëtar të Këshillit të Nderit mund të paraqitet çdo anëtar i rregullt me mbështetje nga pesë anëtarë të rregullt

Informata më të hollësishme për kushtet për kandidim në organet e SHGM-së mund të gjenden në Statutin e SHGM-së dhe në Rregulloren e punës së kuvendit, të cilat janë të disponueshme publikisht në ueb faqen e SHGM-së. Më shumë informata mund të merren edhe në zyrat e SHGM-së përmes postës elektronike: contact@znm.org.mk, ose në numrin e telefonit: 02/3298-139.

Related posts

Gazetari Goran Mihajllovski zbulon demagogjinë e Mickovskit: Flet për meritokraci, e në komuna punëson kuadro partiake!

e-max

Grubi: Viti 2023 është viti i vetingut, le të pastrohemi nga të gjithë të korruptuarit njëherë e përgjithmonë

e-max

Një teatër ku strehoheshin civilët është bombarduar

e-max