GazetaMax
LAJME

Mendi Qyra zgjidhet kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Shkup, 5 Nëntor – Biznesmeni strugan, Mendi Qyra është zgjedhur sot kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në Kuvendin e mbajtur sot në Shkup. Qyra do ta pasojë kryetarin e deritanishëm të OEMVP-së, Nebi Hoxha, ndërsa para se të marrë besimin e kuvendarëve, Qyra ka qënë anëntar i këshillit Drejtues të këtij institucioni.

“Kryetari i posazgjedhur z. Mendi Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon rrugëtimin e saj në organizimin dhe mbrojtjen e biznesit në vend nën ombrellën e misionit të dëlirë, kështu me këtë kuvend duke treguar kapacitet dhe vazhdueshmëri të punës së saj tash e 18 vite”, thuhet në njoftimin e OEMVP-së.

Përveç kryetarit, në Kuvendin e sotëm Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zgjodhi edhe kuvendarët, kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit, 18 anëtarë të Këshillit Drejtues si dhe 5 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës.

Related posts

LSDM: Të ratifikohen marrëveshjet e ”Ballkanit të Hapur”

e-max

Ja cilin libër duhet ta lexoni, sipas ministrit Osmanit

e-max

Presidenti i Letonisë, Egils Levic për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

e-max