GazetaMax
LAJME

Milevski ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen tek Kovaçevski

Shkup, 17 shtator – Në Kabinetin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski zyrtarisht nuk është parashtruar dorëheqja të cilën e paralajmëroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Goran Milevski paralajmëroi se javën e ardhshme do të tërhiqet nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Qeveri. Informatën ai e konfirmoi sot në mëngjes për TV 21 dhe për “Lokalno”.

“Pas kryerjes trevjeçare të funksionit ministër i Vetëqeverisjes Lokale konsideroj se është koha për ndryshime dhe në këtë vend të vijë një kuadër tjetër nga PLD”, tha Milevski lidhur me informatat në mediume se po tërhiqet nga funksioni në Qeveri.

Në PLD, kryetar i së cilës është, po zhvillohen bisedime për trashëguesin e tij në resorin ministror. Ai pohon se nuk ekziston përçarje në parti dhe se deri në fund të vitit duhet të mbahet kongres i rregullt në të cilin do të sillen vendime kyçe partiake.

Milevski në vitin 2015 e trashëgoi pozitën e liderit në PLD nga Andrej Zhernovski.

Goran Milevski është ministër i Vetëqeverisjes Lokale prej vitit 2019. Këtë funksion e kreu në mandatin e parë të Qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaevi, në Qeverinë kalimtare, e më pas edhe në mandatin e dytë të përbërjes qeveritare të Zaevit. Resorin e vetëqeverisjes lokale e ruajti edhe në Qeverinë aktuale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të zgjedhur më 16 janar ë këtij viti. 

Related posts

“Ahmetistë”, Grubi: Çfarë është ky fenomen që po fiton gjithçka!?

e-max

5 vjet me radhë zgjatë gjykimi kundër Kançeska Milevskës, e akuzuara e bindur për pafajësi

e-max

PLD kërkon të shkurtohen pagesat dhe numri i anëtarëve të bordeve drejtuese dhe mbikqyrëse

e-max
LAJME

Milevski ende nuk ka dorëzuar dorëheqjen tek Kovaçevski

Shkup, 17 shtator – Në Kabinetin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski zyrtarisht nuk është parashtruar dorëheqja të cilën e paralajmëroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski.

Goran Milevski paralajmëroi se javën e ardhshme do të tërhiqet nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale në Qeveri. Informatën ai e konfirmoi sot në mëngjes për TV 21 dhe për “Lokalno”.

“Pas kryerjes trevjeçare të funksionit ministër i Vetëqeverisjes Lokale konsideroj se është koha për ndryshime dhe në këtë vend të vijë një kuadër tjetër nga PLD”, tha Milevski lidhur me informatat në mediume se po tërhiqet nga funksioni në Qeveri.

Në PLD, kryetar i së cilës është, po zhvillohen bisedime për trashëguesin e tij në resorin ministror. Ai pohon se nuk ekziston përçarje në parti dhe se deri në fund të vitit duhet të mbahet kongres i rregullt në të cilin do të sillen vendime kyçe partiake.

Milevski në vitin 2015 e trashëgoi pozitën e liderit në PLD nga Andrej Zhernovski.

Goran Milevski është ministër i Vetëqeverisjes Lokale prej vitit 2019. Këtë funksion e kreu në mandatin e parë të Qeverisë së kryesuar nga Zoran Zaevi, në Qeverinë kalimtare, e më pas edhe në mandatin e dytë të përbërjes qeveritare të Zaevit. Resorin e vetëqeverisjes lokale e ruajti edhe në Qeverinë aktuale të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të zgjedhur më 16 janar ë këtij viti. 

Related posts

Arsovska vazhdon me shkarkimin e drejtorëve që vet i emëroi, këtë herë ishte radha e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”

e-max

Faturat e larta të rrymës rrezikojnë punën e hoteleve

e-max

Grubi: Marrëveshja e Ohrit avancoi të drejtat e bashkësive, vendosim standarte të barabarta për të gjithë

e-max