Nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Antonio Milloshoski, realizoi një takim pune me ambasadorin e Hungarisë në vend, Sh.T. Andrash Klein, ku u bisedua për tema me interes të përbashkët në planin politik dhe ekonomik.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit zhvilluan diskutime për bashkëpunimin dypalësh tregtar dhe politik, agjendën reformuese në Maqedoninë e Veriut, si dhe për gjendjen aktuale të procesit të integrimit evropian.
U theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me qëllim avancimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e proceseve reformuese dhe evropiane të vendit.
https://www.facebook.com/share/p/1Akb5xokr4/
