GazetaMax
LAJME

Ministri i Brendshëm bullgar, Demerxhiev nesër në Shkup

Shkup, 29 Janar – Siç ka konfirmuar MPB-ja, Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Ivan Demerxhiev, nesër në Shkup do të bisedojë me Ministrin e Brendshëm, Oliver Spasovski, por nuk parashihen deklarata për gazetarët.

“Ftojmë mediat e interesuara ta ndjekin ceremoninë solemne të pritjes dhe të xhirojnë inserte nga takimi zyrtar. Nuk parashihen deklarata nga Ministrat. Pa përfundimit të takimit zyrtar do të publikohet komunikata për media” – thuhet në paralajmërimin e MPB-së.

Cfarë do të prodhojë takimi i nesërm në Shkup, pritet të shihet. Por, ardhja e grupeve të organizuara bullgare, mes tyre edhe radikalë sikurse Eurodeputeti Xhambaski, më 4 Shkurt në Shkup, për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellcevit si dhe paralajmërimet nga Instituti Patriotik i VMRO-DPMNE-së për “roje nate gjatë gjithë ditës së 4 Shkurtit”, padyshim se do të jenë në agjendën e bisedimeve.

Related posts

Sanksionohen 139 shoferë në Shkup, 13 prej tyre nuk kishin patentë shoferi

e-max

AlternAtivA me aktivitete sportivo-rekreative

e-max

A është aktual propozimi portugez? Përgjigjet Mariçiq

e-max