GazetaMax
LAJME

Ministria e Shëndetësisë vendosi model për raportin të efekteve të padëshiruara nga vaksinimi

Shkup, 6 dhjetor – Ministria e Shëndetësisë vendosi model përmes të cilit në mënyrë elektronike do të mund të raportohen efektet e padëshiruara nga vaksinimi, informoi sot Zhaklina Çagoroska nga Sistemi Nacional Elektronik “Termini Im”.

Në brifingun e sot në lidhje me çështjet e furnizimit, ruajtjes dhe qasjes në informacione për vaksinat, në organizim të Institutit të Mediave të Maqedonisë dhe UNICEF-it, Çargoska theksoi se me ndihmën e organizatave ndërkombëtare në vend është bërë ky model, ndërsa tashmë është mbajtur edhe edukim për mjekët.

“Tashmë mund t’i raportojnë efektet nga vaksina përmes mjekëve amë ose ekipeve parandaluese në pikat e vaksinimit. Ata e raportojnë ngjarjen në Termini Im, pastaj bën përshkrim të reaksioneve të cilat do të raportohen, ndërsa raportimi arrin te kompetentët gjegjësisht te epidemiologët nga qendrat e shëndetit publik dhe Agjencia e Ilaçeve”, sqaroi Çargoska.

Related posts

Kryetari i Ferizajt takon Van Dammen, shihet i përqafuar me të

e-max

Verifikohet mandati i deputetes së re Daniella Stojanovska Panovska, do ta zëvendësojë Ramçilloviqin

e-max

Pro Rusi Apasiev misafir special në kongresin e Aleancës?!

e-max