GazetaMax
LAJME

Mirënjohja Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut iu nda Drejtorisë Doganore

Shkup, 21 dhjetor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot në një ceremoni solemne i ndau mirënjohjen Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut Drejtorisë Doganore.

Mirënjohja Deklarata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftuan nga Kabineti i Pendarovskit, i ndahet Drejtorisë Doganore për kontributin e rëndësishëm në modernizimin dhe në zhvillimin e ekonomisë, duke i përfaqësuar dhe realizuar interesat financiare të shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, me çka dha kontribut të paçmueshëm në zhvillimin dhe në mbrojtjen e gjithë shoqërisë.

Në fjalimin me këtë rast, Pendarovski theksoi se Drejtoria Doganore që nga pavarësia e vendit tonë e deri më sot, për 30 vjet, kontribuon në sigurimin e stabilitetit dhe integritetit të sistemit financiar të vendit, por edhe të mbrojtjes dhe sigurisë së kufijve tanë. Që në fillimet e saj, theksoi ai, e ka bazuar zhvillimin e saj në bazë të standardeve ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin me administratat e tjera doganore në botë dhe me organizatat përkatëse ndërkombëtare, të fokusuara në proceset integruese dhe progresin e shtetit.

Pendarovski potencoi se Dogana luan rol të rëndësishëm në përshpejtimin e procedurave dhe tregtisë ndërkufitare, ndërsa njëkohësisht zbaton masa dhe kontrolle efikase për mbrojtje të shëndetit, sigurisë së qytetarëve dhe të shoqërisë në tërësi.

Veçanërisht e ka theksuar rolin e nëpunësve doganorë në luftën kundër krimit si një nga sfidat kryesore të Drejtorisë Doganore në ndërtimin e shoqërisë së sigurt dhe të mbrojtur. Në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, vitet e fundit është vërejtur rritje e rasteve të zbulimit, konfiskimit dhe parandalimit të përpjekjeve për tregti me mallra të palejuara.

Related posts

ASH-ja nis fushatën “Ku janë librat?”

e-max

Gjorgjievska: Të krijojmë udhërrëfyes, pas të cilit pa frikë dhe ndjenjë të vlerës më të vogël do të ecin të rinjtë tanë

e-max

Trajanov nuk e dëshiron ASH në Qeveri, paralajmëron votim kundër

e-max