GazetaMax
LAJME

Mjegull në mëngjes, gjatë ditës me diell dhe me erë të lehtë

Shkup, 4 janar – Në mëngjes në disa lugina dhe përgjatë Vardarit do të ketë paraqitje të mjegullës apo vranësirave të ulëta. Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor përgjatë Vardarit.,

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shkup paradite me kushte për paraqitjen e mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe me vranësira të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsius.

Deri të dielën do të mbajë periudha e motit të qëndrueshëm dhe kryesisht të qetë. Përgjatë luginave do të vazhdojë të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta me intensitet të ndryshueshëm. Sot dhe të premten do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar përgjatë Vardarit, e cila do të shkaktojë gjatë ditës në disa lugina kushtet për mjegull të ulen.

Related posts

Hyrja në qeveri, ASH-ja sot mbledh kryesinë qendrore

e-max

Thellohet mungesa e kuadrove për lëndët shkencore

e-max

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nën hijen e harresës!

e-max