GazetaMax
LAJME

Mjegulla e dendur, 10 fluturime të anuluara në aeroportin e Shkupit

Shkup, 3 Janar – Për shkak të mjegullës së dendur në Aeroportin e Shkupit nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme deri në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, janë anuluar 10 fluturime, ndërsa tre janë riorientuar, njoftojnë nga TAV Maqedoni, nga ku theksojnë se pas orës 9:00 nuk ka pasur fluturime të anuluara.

Sipas rregullave të transportuesve ajrorë për situata të këtilla, TAV Maqedoni thekson se kanë organizuar transport dhe akomodim në hotel për udhëtarët nga këto fluturime. Nga TAV theksojnë se nëse pasagjerët duan të dinë të drejtat e tyre si udhëtarë, udhëzohen të kontaktojnë Agjencinë e Aviacionit Civil.

Related posts

Ali Ahmeti: Të bëhemi bashkë, shqiptar e maqedonas, për Europë

e-max

Nesër mbrëma Borell mbledh në darkë liderët e vendeve të Ballkanit Perendimor

e-max

Kornizë e re e programit FAO – Maqedonia e Veriut për ekonomi më konkurruese, të qëndrueshme dhe më rezistuese rurale

e-max