GazetaMax
LAJME

Mjekët në repartin e fëmijëve në Strugë janë të stërlodhur

Strugë, 14 Dhjetor – Mjekët nga reparti i fëmijëve në Strugë paralajmërojnë se janë në fund të fuqive dhe se institucionet duhet ta merren seriozisht me këtë problematikë. Kanë mbi 100 kontrolle në ditë pasi që nga nëntori i kaluar, reparti i fëmijëve në Ohër, për shkak të mungesës së mjekëve pediatër, punon vetëm si ambulancë e zakonshme.

“Kemi rritëm të shtuar të punës, jemi në punë pa pushim. Jemi pesë persona në Departamentin e fëmijëve, e mbajmë të gjithë departamentin e fëmijëve dhe departamentin e neonantologjisë”, tha Vllatko Mickoski- mjek.

Këtu vijnë edhe pacientë nga Dibra dhe Resnja.

“Zoti na ndihmoftë me repartin e Pediatrisë në Strugë. Çdo ditë e sa më shumë pacientë e sa më pak mjek. Në emër të repartit të Pediatrisë në Strugë e lusim z. kryeministër, Ministrin e Shëndetësisë , dhe drejtorët e spitaleve të Strugës dhe Ohrit, të gjendet zgjidhje… E krejt kjo për shëndetin e fëmijëve, (nuk e postova për pëlqime por për të zgjuar nga gjumi Ministrin e shëndetësisë dhe drejtorët e spitaleve) për të ndërmarrë hapa konkrete”, shkruan në FB Vullnet Bekteshi- mjek.

Ministri i shëndetësisë, Bekim Sali, para katër muajve premtoi zgjidhjen e problemit me repartin e fëmijëve në Ohër, me staf profesional nga qytetet tjera. Ky ishte premtimi i tij i tretë, por ende nuk është gjetur zgjidhje.

Related posts

Infeksionet virale mbushin spitalin në Prilep

e-max

Rriten sërish pagat e mësimdhënësve/ Grubi: Vlerësojmë mundin në edukimin e brezave të ardhshëm

e-max

Reisul Ulema priti në takim z. Mustafa Bodur dhe z. Omer Jerli Kaja – atashe në ambasadën e Turkyijes në Shkup

e-max