GazetaMax
LAJME

Moti sot me vranësira dhe me shi

Shkup, 13 tetor – Moti sot do të jetë me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, fillimisht në pjesët perëndimore, e më pas edhe në pjesë të tjera të vendit. Siç informojnë nga DPHM, në orët e pasdite dhe të mbrëmjes do të ketë reshje në më shumë vende.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 15 deri 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira, pasdite dhe gjatë natës priten reshje të shiut. Temperatura minimale do të zbresë deri 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 18 gradë.

Të premten gjatë ditës vranësirat do të pakësohen dhe reshjet do të ndalen. Përderisa për fundjavë, përkatësisht të shtunën pason periudha e motit stabil me rritje të temperaturës së ditës.

Related posts

Gjyqtarët serbë bojkotojnë punën pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë

e-max

Drejtori Selami raporton për të arriturat e vitit 2023 në Byronë për Metrologji

e-max

Me pritje solemne të studentëve filloi viti akademik i Universitetit të Tetovës

e-max