GazetaMax
LAJME

Moti sot në RMV

Shkup, 27 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare lokale, me paraqitje të mjegullës ose vranësirave të ulëta në disa lugina në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, njofton Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot kryesisht stabil me paraqitje të mjegullës nëpër lugina të veçanta me intensitet të ndryshueshëm. Nesër do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje lokale të dobëta shiu.

Related posts

Editorial / Ika e të rinjve, Çfarë thotë pushteti, çfarë është realiteti

e-max

Kompanitë që nuk ulin çmimet, do t’u hiqet subvencionimi për rrymën

e-max

Fronti Europian hap shtabin në Kumanovë

e-max