GazetaMax
LAJME

MSH: Është përgatitur plan për racionalizimin e shpenzimeve në institucionet shëndetësore

Shkup, 27 nëntor – Pas sjelljes së masave dhe rekomandimeve për shfrytëzim racional të energjisë elektrike nga Këshilli Ekonomik-Energjetik i Qeverisë në prag të sezonit të ngrohjes, është sjell vendim që institucionet publike shëndetësore të arrijnë marrëveshje për energji elektrike përmes shitjes së EMV-së me çmim më të volitshëm se ai i bursës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Prej atje theksojnë se në koordinim me institucionet shëndetësore është përgatitur plan dhe janë dhënë udhëzime për të gjitha institucionet publike shëndetësore, për të racionalizuar faturat dhe shpenzimet për këtë qëllim, por në të njëjtën kohë, pasi ato themi, kujdesi ndaj pacientëve dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor mbetet prioriteti kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve publike shëndetësore.

Deri më tani, siç theksojnë, 24 institucione shëndetësore kanë nënshkruar marrëveshje me EMV shitje, nga të cilët tre janë në fazë të nënshkrimit dhe tashmë e marrin energjinë elektrike me çmim shumë më të volitshëm.

“Në kuadër të ndërtesës administrative të Ministrisë së Shëndetësisë nuk shfrytëzohen pajisje shtesë për ngrohje dhe përdoret ngrohje qendrore nga kompleksi klinik. Në Ministri është caktuar një person i posaçëm administrativ për të kontrolluar përdorimin racional të energjisë elektrike. Duke respektuar ndjeshmërinë e sektorit të shëndetësisë, disa nga masat i referohen përdorimit racional të ndriçimit, ndërrimit të rregullt të filtrave të kondicionerëve, zëvendësimit të dritareve të vjetra me energji efikase, vendosjes së llambave të kursimit dhe të ngjashme”, qëndron në kumtesë. 

Related posts

Spasovski qetëson: Për momentin nuk ka indikacione për përkeqësim të sigurisë

e-max

Rusia bombardoi maternitetin, vdes gruaja shtatzënë bashkë me foshnjen e saj

e-max

Kovaçevski: Do të sigurohet shumicë për ndryshimet kushtetuese

e-max