GazetaMax
LAJME

“Naser Ziberi nga kryeministri i parë shqiptar në shqiptari i parë kundër gjuhës shqipe”

Shkup, 4 nëntor – Naser Ziberi avokati ambicioz i cili dëshirë të zjarrtë kishte të ulej në karrigen e kryeministrit, dikur i njohur si kandidati i parë shqiptarë për kryeministër sot i njohur si shqiptari i parë i cili në diskutimet për hapjen e Kushtetutës mbyll mendjen dhe thotë që gjuha shqipe nuk duhet të jetë kushtëzim për ndryshimet kushtetuese. Me këtë ai po dëshmon se edhe nëse kish realizuar ëndrrën e tij të bëhej kryeministër, nuk do të ishte e rendit të quhej kryeministër shqiptar, shkruan Zhurnal.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi, i cili ndryshe ishte etiketuar edhe avokati i BDI-së, partisë shqiptare në pushtet, e cila e pati propozuar edhe si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e fundit parlamentare. Mbase është akuzuar edhe si vegël e BDI-së që është keqpërdorur në zgjedhje si figurë jo-partiake, por ja që në fund doli të jetë shpërblyer edhe më pozitën e avokatit të popullit.

Por, ajo që e riaktualizon këtë figurë “politike” është deklarata e tij skandaloze e dhënë mbrëmë në emisionin “Click Plus” në TV21, ai tha se “nëse hapet Kushtetua duhet të jetë kryesisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se nuk duhet të vendosen kërkesa të tjera si fshirja e 20% të Kushtetutës”. Kjo është e paprecedent, që në emër të integrimit evropian të lëshohet mundësia e kthimit të dinjitetit të gjuhës shqipe.

Ndryshe, tani shohim përpjekje dhe interesim të të gjitha partive politike shqiptare edhe për një takim liderësh për të folur kryesisht për çështjen e gjuhës shqipe. Por, këto sipas Ziberit janë të pa nevojshme, pasi ky mendon që nuk duhet të parashtrohen kërkesa për largimin e 20% nga Kushtetuta për gjuhën shqipe dhe popullin shqiptar.

Falë bullgarëve tani është mundësia që edhe gjuha shqipe të mos identifikohet me përqindje-

Kushtetuta nuk po hapet përshkak të gjuhës shqipe por për shkak të marrëveshjes me Bullgarinë për tu hapur rruga e integrimit evropian për Maqedoninë e Veriut, prandaj tani është momentumi jetik që të shfrytëzohet për largimin e përqindjes për gjuhën shqipe. Mirëpo me zërat si të Ziberit, gjuha shqipe jo tani po edhe nëse hapet Kushtetuta edhe dhjetë herë të tjera gjuha shqipe nuk ndryshon asnjëherë, mbetet pasqyra e faktorizimit të shqiptarëve në RMV.

Pra, kot me mburrje për pozita shtetërore kur elementi kryesor i një populli, gjuha, është e degraduar dhe nënçmuar në formën më ulët të mundshme. Prandaj, politikanët shqiptarë me doemos duhet të ulen të bashkohen dhe të unifikuar të kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese vetëm nëse ndryshon edhe ofendimi që po i bëhet me vite gjuhës shqipe.

Naser Ziberi e sheh si çështje të parëndësishme gjuhën shqipe, madje nuk e precizon qartë atë për të cilën e ka fjalën por e përmend sikurse “çështje”, dhe bën apel që të mos imponohet.

“Hapja e Kushtetutës si kusht për fillimin efektiv të negociatave, domethënë pas procesit të shqyrtimit dhe hapjes së kapitujve dhe më në fund një ditë përfundimi i atyre negociatave dhe anëtarësimi i plotë në BE është një çështje kapitale që besoj se nuk mundet, nuk duhet dhe nuk duhet të pengojë duke imponuar ndonjë çështje tjetër”, tha Ziberi.

A do të bashkohen 33 deputetët shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar largimin e atij turpit dhe ofendimit ku shenjë identifikuese për shqiptarët është përqindja?. Mbetet të shihet ditëve në vijim, mirëpo ajo që populli e kërkon dhe ka nevojë çdoherë në këso situata nuk do mend që është bashkimi dhe unifikimi për realizimin e këtij qëllimi. I cili nuk është në dëm të askujt, por në dobi të popullit shtetformues që diskriminohet publikisht e qëllimisht.

Partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, i kanë kushtëzuar me ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe në Kushtetutë njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Kujtojmë që, ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Kuvend apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa janë të gjithë.

Qeveria aktuale përbëhet nga 63 deputetë dhe pa mbështetjen e opozitës nuk do të mund të miratohen ndryshimet, që janë të domosdoshme pasi parashihen në Marrëveshjen me Bullgarinë për bisedimet e integrimit evropian. /Zhurnal.mk

Related posts

Osmani dhe ambasadori Qehaja, në shenjë të fqinjësisë së mirë do të mbjellin fidane në parkun e Çairit

e-max

Shaqiri: Shqyrtohet mundësia për kompensimin e orëve të humbura në Maqedoni

e-max

Grubi priti në takim kryebashkiakun e Tiranës

e-max