GazetaMax
LAJME

Në Komunën e Çairit u mbajt Mbledhje Komemorative për profesor Adnan Again

Shkup, 23 Dhjetor Përmes një mbledhjeje Komemorative që u mbajt sot në Komunën e Çairit, u nderua vepra dhe jeta e pishtarit të arsimit shqip, Profesorit Adnan Agai.

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në prani të familjarëve të profesorit të ndjerë Adnan – mes të cilëve edhe i biri Lulzim Agai dhe e bija Teuta Agai, sikurse edhe shumë të pranishmëve të tjerë, tha se lamtumirën Profesorit po ja japim fizikisht, ndërsa në mendjen dhe shpirtin tonë ky njeri që bëri aq shumë për të zhvilluar e nxjerrë në dritën e vërtetë arsimin, do të jetojë përherë. 

“Sot, për profesorin Adnan në pikëllim dhe dhimbje nuk janë vetëm familja e tij, jemi të gjithë si një shoqëri dhe ngado ku flitet shqip, në dhimbje është edhe Çairi ynë, sepse pikërisht shumë e shumë të rinj që dikur mësonin në gjimnazin “Zef Lush Marku” ku ai ishte mësimdhënës, e fituan dritën e vërtetë të dijes nga profesori ynë, e këtë dritë e përcollën gjeneratë pas gjenerate dhe tani ajo shndrit edhe më fuqishëm. Profesor, prehu në paqe sepse veprat e tua do të jenë gjithmonë me ne”, ka deklaruar Ganiu.

Related posts

Parlamenti bullgar miratoi rezolutë për Maqedoninë e Veriut

e-max

FIZHT e mori rolin udhëheqës në projektin e ri evropian “Policy Answers”

e-max

Shtrenjtohet dizeli, çmimi i ri 99,5 denarë

e-max