GazetaMax
LAJME

Në Kumanovë konfiskohen 800 kg produkte ushqimore me afat të skaduar

Kumanovë, 2 shkurt – Dje në ora 11:00, zyrtarët policorë nga Kumanova, kanë arrestuar 43 vjeçarin A.B nga Haraçina, sepse gjatë kontrollit në automjetin e tij “Mercedes” me targa të Shkupit, janë gjetur rreth 200 kilogram produkte ushqimore me afat të skaduar, informon Zhurnal.

Gjithashtu, më vonë është kryer kontroll edhe në një magazinë në Kumanovë, në pronësi të B.M (45) nga fshati Rramanli, prej ku e kishte blerë mallin, e ku u gjetën edhe 600 kg produkte ushqimore me afat të skaduar dhe me preambalazhë për paketim të produkteve.

Produktet e gjetura janë shpallur si të pasigurta nga ana e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, ndërsa pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim adekuat penal./Zhurnal.mk

Related posts

Ulet numri i fëmijëve të vaksinuar në vend, gjoba prindërve

e-max

Bytyqi: Do të importohen punëtor nga jashtë, fillimisht nga Ballkani Perëndimor

e-max

Haliti: Është koha për zbatimin e reformave të cilat deri më tani nuk janë bërë

e-max