GazetaMax
LAJME

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurimit

Shkup, 22 Janar – Seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit do të mbahet nesër (23 janar) me fillim nga ora 15:00 në zyrën e Presidentit, kështu njoftojnë nga Presidenca.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë situata e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin euroatlantik.

“Përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Inteligjencë, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Nacionale, Zharko Milloshevski dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, Vasko Gjurçinovski”, njoftuan nga Presidenca.

Pas mbledhjes pritet që presidenti t’i drejtohet opinionit me deklaratë.

Related posts

Vrau kunatën me sëpatë, autori i dyshuar del para gjykatës

e-max

Skriningu me BE, Abdiu-Halili: Kemi kaluar tre klasterët e parë

e-max

Shkollat e mesme hapin dyert për semimaturantët

e-max