GazetaMax
SPORT

Neto udhëton në Angli për ta mbyllur marrëveshjen me Bournemouth

Portieri Neto është shumë afër kalimit te skuadra e Bournemouthit.
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, lojtari do të udhëtojë sot në Angli për ta kompletuar transferimin te skuadra angleze.
Tashmë është caktuar edhe koha e testeve mjekësore për lojtarin.
Braziliani është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, andaj, për të mos u larguar falas, katalunasit dëshirojnë të përfitojnë sadopak nga kjo lëvizje.
Neto asnjëherë nuk arriti të bind mjaftueshëm për një vend titullari në formacionin e “blaugranave”.
Mungesa e minutave e detyruan ish-gardianin e Valencias të kërkojë skuadër të re. 

Related posts

Sonte përballen mes vete, por sa është vlera e Ballkanit dhe Cluj?

e-max

Nuk ka luajtur pothuajse fare këtë sezon, Barcelona pritet të mbaj edhe për një vit në ekip!

e-max

Sot pritet zyrtarizimi i Kounde – familja e tij ka vizituar shtëpinë e ardhshme në Barcelonë

e-max